Ja çfarë thonë për Struga Ekspres nga bashkësia lokale në Shum pas mbledhjes të organizuar sonte në ora 19:30:
“Sot, BL-Shum, në ora 19:30 mbajti takim sa i perket ngjarjeve të fundit në fshat, vjedhjet e shumta nga kriminel të cilët nuk bëhen të ditur nga ana e policisë për kapjen dhe dhënien e përgjesisë ligjore të vepres penale.
Në takim masivisht morën pjesë bashkfshatarët të cilët kërkojnë sigurim nga ana e policisë dhe në të kundërtën bashkë me BL të tjera do të dalim në protesta dhe të reagojmë tek policia të jenë më serioz për keto vepra penale.”, shprehen për Struga Ekspres nga Bashkêsia Lokale Strugë.
(Struga Ekspres)