Universiteti “Nënë Tereza” nëpërmjet një postimi në Facebook, ka shprehur ngushëllime për humbjen e Valdete Hamitit, asistente e Fakultetit të Informatikës në këtë universitet, shkruan gazeta KOHA.
Postimi i plotë i Universitetit Nënë Tereza
“Një humbje e madhe për UNT-në
Me pikëllim ju informojmë se mes viktimave të aksidentit tragjik në autostradën Shkup-Tetovë është edhe kolegia jonë MSc Valdete Hamiti, asistente në Fakultetin e Informatikës.
Kolegët, por sidomos studentët humbën një profesoreshë të shkëlqyer, universiteti një kuadër tepër të çmuar.
Prehu në paqe kolege Valdete Hamiti!”, shkruan UNT në profilin zyrtar në Facebook.