Vdes edhe një i aksidentuar, numri i viktimave arrin 14. Kryeministri Zoran Zaev ka njoftuar për bilancin e ri të viktimave, ku sipas tij nga 14 të vdekur, 7 prej tyre kanë humbur jetën në vendin e ngjarjes, njofton TetovaSot.
Sipas ministrit Venko Filipç sonte, në skenën e aksidentit vdiqën shtatë persona, pesë në Spitalin “8 Shtatori” dhe një person në Spitalin e vjetër të Qytetit të Shkupit.
Nga gjithësejt 32 të plagosurve që po hospitalizohen në “8 Shtatori”, katër janë në gjendje kritike dhe në gjendje serioze janë edhe dy persona tjerë që janë shtruar në spital në Qendrën e Emergjencavez.
Ndër të vdekurit, siç konfirmuan nga LSDM-ja është edhe 25-vjeçari Jovica Trpevski, biri i deputetit nga kjo parti, Blagojce Trpevski.
Emrat e 13 të vdekurve ende nuk janë shpallur, pasi që identifikimi i tyre vazhdon në Institutin e Mjekësisë Ligjore.