Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniLSDM nesër vendos për zgjedhjet e parakohshme

LSDM nesër vendos për zgjedhjet e parakohshme


Nesër do të mësohet nëse më 5 maj qytetarët do të votojnë edhe për president edhe për përbërje të re parlamentare. Partia më e madh në pushtet, LSDM për nesër pasdite ka thirur mbledhjen e këshillit ekzekutiv, i paralajmëruar shumë kohë më pare dhe prej ku pritet të del edhe vendimi nëse do të pranohet ose jo kërkesa e VMRO-DPMNE-së për zgjedhje të parakohshme parlamentare bashkë me ato presidenciale. Ky vendim pritej të meret dy javë më parë në mbledhjet e dy organeve më të larta partiake, por vendimi u shty për në mbledhjen e ardhëshme.

Nga partia e kryeministrit Zaev, por edhe vetë ai, thanë se në kryesi kanë dominuar dy zërat, ata që janë për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme bashkë me presidencialet dhe ata që janë kundër. Një pjesë e madhe e anëtarëve ku bën pjesë edhe vetë lideri i LSDM-së, vlerësojnë se mbajtja e zgjedhjeve të dyfishta do të dëmtonte procesin reformues dhe integrues të vendit, ndërsa do të shkonte në interes të partisë, pasi llogarisin se mund të dalin fitues në ato zgjedhje. Përveç vendimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, në mbledhjen e nesërme pritet të diskutohet edhe për kandidaturën e kësaj partie për president. Javën e kaluar LSDM hapi konkurs për paraqitjen e kandidatëve që pretendojnë të marin nominimin partiak. Jozyrtarisht mësohet se katër pretendentët kryesor janë Stevo Pendarovski, Nikolla Dimitrov, Radmilla Sheqerinska dhe Oliver Spasovski.

Sot zyrtarisht kandidaturën e tij në konkursin partiak e ka konfirmuar ish ambasadori Gjorgji Filipov i cili tha se bindjet e tij përputhen me ato të partisë në pushtet. Ditëve në vazhdim pritet të mësohet edhe nëse LSDM do të del me kandidat të përbashkët me BDI-në dhe partnerët e tjerë të koalicionit qeveritar.

Nga partia më e madhe e shqiptarëve në pushtet kohë më parë thanë se janë duke shqyrtuar edhe mundësinë e garimit me kandidat partiak, por këto ditë i hapën përsëri rrugën kandidimit të përbashkët me LSDM-në. Vendimi përfundimtar i LSDM-së si dhe emri i kandidatit të kësaj partie për president do të merret në kongresin që do të mbahet më 3 mars.

Ndërkohë, në partinë më të madhe opozitare, VMRO-DPMNE vazhdon fushata brenda partiake e nëntë kandidatëve të paraqitur në konkursin e kësaj partie. Në këtë kamp si pretendent me më tepër gjasa për të fituar kandidaturën partiake shihen profesoresha Gordana Siljanovska dhe deputeti Vllatko Gjorçev. Kandidati i kësaj partie do të zyrtarizohet në Konventën që do të mbahet në Strugë më 16 shkurt.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!