Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeKosovëXhandarmëria serbe patrullon edhe brenda territorit të Kosovës

Xhandarmëria serbe patrullon edhe brenda territorit të Kosovës


Gjindet brenda territorit të Kosovës, por banorët po terrorizohen nga patrullimet e xhandarmërisë serbe.

Karaçeva, fshat në komunën e Kamenicës, tash e sa kohë është duke u përballur me problemet me pronat, shkruan lajmi.net.

Por banorët e këtushëm po thonë se hall e kanë patrullimin e xhandarmërisë serbe në brendi të fshatit.

Ata thonë se jetojnë të terrorizuar dhe në frikë nga kjo.Kryetari i Bashkësisë Lokale të Karaçevës, Selver Lenjani, për lajmi.net thotë se duhet gjindur sa më parë një zgjidhje për këtë problem.

Ai flet edhe për pronat që me vendosjen e kufirit administriativ nga KFOR-i, shqiptarëve u mbetën në territorin e Serbisë.

Madje ai thotë se banorët janë të rrezikuar nëse hynë në territorin që Serbia pretendon se i përket.

Lenjani paralajmëron se të njëjtit mund të arrestohen nga xhandarmëria serbe.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments