Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniA do hiqet shtesa për fëmjën e tretë?

A do hiqet shtesa për fëmjën e tretë?


Gabim i sistemit, dhe jo gabim teknik. Kështu, Ministrja e Punës dhe politikës sociale e cilësoi skandalin e mos-transferimit të 19 milion eurove, të 12 mijë përdoruesve të shtyllës së dytë pensionale. Në një intervistë për 360 Gradë në Alsat, Milla Carovska përsëri nuk tregoi fajësi personale për skandalin në fondit e pensioneve, që ajo e zbuloi vet. Nuk u përgjigj nëse këto 19 milionë euro në vend se në shtyllën e dytë ishin përdorur për pagesën e pensioneve aktuale.

“Tani, thua se është një problem sistemi, në fund mund të dalë se nuk ka përgjegjësi personale, se askush nuk është përgjegjës personalisht, por problemi është diku në ligjin, në sistem. Ju thoni se është një gabim i sistemit? Është një gabim sistemi, sepse i gjithë sistemi thjesht ka harruar, se duhet të monitorohet dhe se duhet me përgjegjësi me mjetet financiare, që punëdhënësi juaj i paguan sot për kontributet, një përqindje të caktuar mbetet në shtyllën e parë të pensioneve, dhe një pjesë shkon në shtyllën e dytë, që ju të mund të merrni një pension të plotë”, pohoi Milla Carovska, ministre e Punës dhe Politikës Sociale.

Publikimi i skandalit me 19 milionë eurot në Fondin për pensione nga ministrja Carovska, nga BDI, e cilësuan si luftë speciale, sepse pikërisht zyrtarët e tyre kanë menaxhuar me fondin në vitet e fundit . Por, mosmarrëveshjet e Ministres me BDI-në, në sferën e politikës sociale dhe ndryshimet ligjore ka pasur edhe përskaj këtij skandali. Nga Reçica e vogël, janë kundër ndërprerjes së shtesave për fëmijën e tretë, por edhe kundër vendimit që të kenë pension të pleqërisë persona që kanë të paktën një ditë përvojë pune.

“Për herë të parë aplikohet pension shtetëror dhe prandaj kjo duhet të bëhet në bazë të analizave, parashikimeve, të dhënave, buxhetit, në mënyrë që të mund të bëjmë një parashikim të tillë, ne propozuam një ditë përvojë në reformën. Dhe tani BDI nuk e pranon këtë? Jo, sepse thonë se ka qytetarë, që nuk kanë pasur mundësi kurrë të regjistrohen në Fondin Pensional dhe nuk janë në atë regjistër, dhe kjo është diçka që mund ta diskutojmë”, theksoi Milla Carovska, ministre e Punës dhe Politikës Sociale.

Ndryshe, pas publikimit të skandalit për mospagimin e 19 milionë eurove në fondin e dytë të pensioneve, Carovska ngriti kallëzim penal. Ajo dha dëshmi edhe në prokurori. Por edhe atje u distancua dhe nuk tregoi si ministre se kush e ka fajin për këtë. Ajo u thirr atje vetëm si dëshmitare. Përndryshe, qeveria njoftoi se janë siguruar 19 milionë euro nga arka e shtetit në mënyrë që të paguajnë 12 mijë persona të siguruar, të cilëve 10 vitet e fundit nuk u janë transferuar para në shtyllën e dytë të pensioneve./ALsat-M

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!