Kryetari i Shoqatës së të Burgosurëve Politik Shqiptar në Maqedoni, Shpëtim Pollozhani ka ngritur shqetësim lidhur me gjendjen e të burgosurëve dhe trajtimin e tyre nga burgjet, sidomos në burgun më të madh Idrizovë të Shkupit. Sipas tij, ata detyrohen vetë të sigurojnë ushqimet duke i sjellë nga jashtë, gjegjësisht shtëpitë e tyre, por edhe veshëmbathjet, përcjellë INA.
“Të burgosurit e mbajnë shpirtin gjallë me ushqimin që e marrin nga shtëpija pasi ushqimin që e përgadisin në burg vetëm derrat munden ta hajnë. Me një kazan ‘gjellë’ këllinjë kalohet i gjithë burgu, edhe pse çdo të burgosuri i takojnë 2000 kalori në ditë. Të burgosurit vishen vetë edhe pse ligji u garanton atyre vesh- mbathje. Dikush i vjedh këto para. Gjatë këtyre 28 viteve Verioreja ka marrë disa qindra milionë Euro për përmirësimin e kushteve nëpër burgje. Mos vallë i ndajnë donatorët dhe hajdutorët? Nuk ka mundësi që donatorët të mos kontrollojë ku shkojnë paratë e tyre”, ka theksuar Shpëtim Pollozhani.
Ai ka thënë se “ku është Avokati i Popullit, ku është Drejtoria për Zbatimin e Sankcioneve Komiteti i Helsinkit për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut, Komisioni anti- korrupcion, Komisioni kundër diskriminimit dhe disa subjekte që hanë bukë në emër të burgosurve dhe të diskriminuarve ????”.
“Një i burgosur e lë pa bukë të gjithë familjen. Thirrini mendjes ju që jeni kompetent. Do të ju vrasë buka e fukarait. Çdo e keqe lahet në këtë botë.”, ka theksuar Pollozhani.