Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniGruevski: Nuk tregoj se si kam ikur, le të punojë e hulumtojë...

Gruevski: Nuk tregoj se si kam ikur, le të punojë e hulumtojë pak Qeveria (VIDEO)

Për herë të parë që kur iku nga Maqedonia, Nikolla Gruevski flet në një intervistë, për mënyrën se si e ka braktisur vendin.

“Nga Maqedonia ika shumë thjesht. Kalova nga Shqipëria. U paraqita në ambasadën e Hungarisë në Tiranë ku kërkova azil politik. Nga atje erdha në Hungari ashtu siç u vendos pas disa konsultimeve të caktuara të tyre. Për faktin që disa vite isha kryeministër, për shkaqe sigurie u vendos që të transportohem deri në Hungari. E përdora letërnjoftimin”.

I pyetur se a e ka përdorur letërnjoftimin në kufirin Maqedoni-Shqipëri dhe a e ka kaluar këtë kufi në mënyrë legale, Gruevski u përgjigj:

“Këtu nuk mund t’iu përgjigjem në këtë pjesë. Po ia lë qeverisë të punojë në këtë rast, sepse paralajmërojnë se gjithçka do të zbulojnë, por prej se shkova në Shqipëri, më pas gjatë rrugëtimit kamë përdorur letërnjoftimin tim deri te kufiri Serbi-Hungari. Në Hungari hyra me një dokument të cilin e morra në ambasadën e Hungarisë në Tiranë”.

Ndryshe Nikolla Gruevski është arratisur nga Maqedonia, ndërsa ka fituar azil politikë në Hungari. Ai është i dënuar me 2 vjet burg në rastin “Tanku”.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!