Saturday, May 10, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniGjykata e Apelit vendos sot për fatin e Jankullovskës

Gjykata e Apelit vendos sot për fatin e Jankullovskës

Në Gjykatën e Apelit sot duhet të mbahet seancë për ankesën i ish-ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska për aktvendimin e shpallur ndaj saj në rastin “Tank” ku ajo është e dënuar me gjashtë vite burg. Aktvendimin për furnizimin e mercedesit e solli këshilli gjyqësor në krye me gjykatësen Dobrilla Kacarska me 8 tetor të vitit të kaluar.

Gjykata e shkallës së dytë mund ta konfirmojë vendimin e shkallës së parë, ta ndryshojë ose ta kthejë lëndën në rigjykim.

Nëse Gjykata e Apelit e konfirmon dënimin, aktvendimi bëhet i plotfuqishëm dhe Jankullovska duhet ta vuajë. Megjithatë, në rast të tillë ish-ministrja mund të kërkojë shtyrje të kryerjes së dënimit deri sa fëmija i saj të mbushë një vjet (deri në qershor të këtij viti) që është e lejuar sipas Ligjit për kryerjen e sanksioneve.

Së bashku me Jankullovsën në këtë rast gjykoheshin edhe ish-kryeministri Nikolla Gruevski dhe ish-ndihmës ministri në MPB, Gjoko Popovski, por për shkak shtatzënisë së rrezikshme, procedura u veçua për Jankullovskën.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments