Modelja Arta Arifi, ish-bashkëshortja e Genc Prelvukajt me të cilin ka edhe një djalë, ka vendosur të mbulohet.
Kështu shkruan Revista Kosovarja, ku thuhet se modelja është frymëzuar nga një ëndërr ku ka parë veten duke lexuar Kuranin dhe kjo e ka shtyrë që të bëhet praktikuse e devotshme e fesë.
Ajo thotë qësot për hera te pare ka vënë Shamin ne kokë dhe ka fal namaz.
Arta Arifi, përveç sukseseve te saj si modele, ajo ka dëshmuar vetën edhe si nënë e mire, edukatore e përkushtuar për djalin e saj Gjinin.
Arta gjithmonë ne vend të parë e kishte te birin e saj, për te cilin thotë qe është gjeja me e bukur ne jetën e saj.
Ajo në profilin e saj shkruar “O Allah te faleminderit Ty dhe vetëm Ty qe me mundësove ta kem këtë ndjenje,ndjenjën e Nënës. Te faleminderit Ty qe me dhe drite ne zemrën time, O Allah i madh vetëm ty te falem dhe vetëm tek Ty mbështetem”. /albeu