Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeRajoniMërgimtarët hedhin valle derisa presin në kufi (FOTO

Mërgimtarët hedhin valle derisa presin në kufi (FOTO

Me rastin e festave të fundvitit mërgimtarët shqiptarë kanë ardhur në vendlindje për të festuar së bashku me familje.

Tani, me mbarimin e festave ata duhet të kthehen në vendet ku punojnë dhe veprojnë, por si pasojë e motit të ligë, atyre po ju duhet të presin me orë të tëra në kufinj.

Moti i ligë ka shkaktuar vonesa të theksuara në mbërritjen e trageteve nga portet e ndryshme në Shqipëri.

Por, krahas pritjeve mërgimtarët tanë kanë dalur jashtë veturave dhe kanë krijuar atmosferë. Ata janë bashkuar dhe kanë hedhur valle rreth veturave të tyre gjatë pritjeve në portin e Durrësit, shkruan rtv21.tv.

Kjo shihet nga një video e hedhur në facebook nga një bashkëatdhetar.

Ndërkohë, dje nga mediat shqiptare u raportua se shkaku i motit pati vonesa të trageteve. Ndërsa, pritjet e mërgimtarëve janë të pranishme edhe në kufinjt e Kosovës, ku pritjet më të gjata janë në pikën kufitare Merdare dhe në Dheun e Bardhë.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments