Wednesday, November 27, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniFilipçe: Fëmijët e pavaksinuar nuk do të pranohen as në shkollë

Filipçe: Fëmijët e pavaksinuar nuk do të pranohen as në shkollë

Detyrimet tona janë që vaksinimi të bëhet i detyrueshëm dhe fëmijët e pavaksinuar të mos pranohen as në kopshte e as në shkollë, kështu deklaroi në emisionin e “1TV” ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. Ai njoftoi se janë duke u përgatitur ndryshime ligjore, sipas të cilave, fëmija që nuk është vaksinuar, nuk do të pranohet as në kopsht e as në shkollë.

“Kjo është zgjidhja e vetme, e vërtetë dhe afatgjate. Kështu që në shumë vende në botë ku i kanë pasur këto probleme të njëjta, kështu e kanë zgjidhur, me vaksinim të detyruar. Në mbledhjen e fundit të iniciuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, para disa muajsh në Podgoricë, ku tema kryesore ishte imunizimi, është biseduar për këto probleme të njëjta, llojin e vaksinave dhe përfshirjen e imunizimit. Problemet e njëjta i kanë të gjitha vendet e rajonit, i kanë edhe vendet e zhvilluara, i ka pasur edhe Izraeli. Izraeli problemin e ka zgjidhur me vaksinim të detyrueshëm, ata nuk kanë problem më me sëmundje të tilla”, tha Filipçe.

Sipas tij, ka vende evropiane në të cilat vaksinimi është mandator.

“Vendet si Italia, Franca, Firlanda dhe Rumania, për shkak paraqitjes së epidemive më të mëdha, tani i ndërrojnë ligjet. I bëjnë në atë formë që vaksinimi të jetë i detyrueshëm”, shtoi ministri.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!