Edhe pse vetingu në MPB është paralajmëruar tani më një periudhë të gjatë, si duket do të zbatohet vitin e ardhshëm.
Ky është një proces serioz, thotë ministri Oliver Spasovski, i cili duhet të përfundojë pozitivisht për institucionin, por edhe proces i cili do të përballet me shumë pengesa edhe nga brenda por edhe nga jashtë. Nuk do të jetë i lehtë dhe duhet të jetë transparent.
Do të zbatohet në tre faza – dosje personale, gjendje e patundshmërisë dhe kritere. Do të formohen komisione të cilat do të punojnë në veting, ndërsa do të ketë edhe komision i jashtëm me ekspertë. Vetingut do ti nënshtrohen të gjithë, nga pastruesit e deri tek ministri, shtoi Spasovski.
Nga fillimi i këtij viti duhet të funksionojë edhe mekanizëm i jashtëm për kontroll të policisë dhe avokatit policor. Tani më është formuar repart i tillë në Prokurorinë për krim të organizuar.
Ky projekt zbatohet nëpërmjet Këshillit Europian. Prokuroria Publike për krim të organizuar ka formuar këtë repart dhe ata prokurorë do të meren vetëm me punën e punonjësve policorë.
Spasovski konsideron se ky mekanizëm nuk do të kufizojë policinë në punën e saj, por përkundrazi do të ndikojë pozitivisht. Qëllimi është që punonjësit policor të jenë të vetëdijshëm se sjellja e tyre duhet të jetë në bazë të rregullave.
Ministri paralajmëroi edhe hapjen e një debati për gjetjen e mekanizmave për mbrojtje të punonjësve policor, pas shpeshtimit të rasteve për sulm ndaj personave zyrtar kohëve të fundit.