Raport i Dr. Jeton Shaqiri mbi punën dhe suksesin e NPN Proaqua Strugë për vitin 2018
Në vitin 2018 NPN Proaqua pati fatin që të jetë ndërmarrja më e suksesshme publike në Komunën e Strugës, gjë të cilën për fat të keq nuk mund ta themi për vitet e mëparshme ku kjo ndërmarrje vazhdimisht zhytej thellë e më thellë në mjerim për shkak të keqpërdorimeve të panumërta nga të gjitha llojet.
Keqpërdorimet ishin në të gjitha fushat duke filluar nga:
furnizimi me materiale e mjete fiktive, (2013-2017 = 3.259.514 denarë vetëm për pajisje HTZ të cilat nuk janë askund)
derivatet e shpenzuara pa kontroll, (2013-2017 = 22.914.535 denarë, ndërsa në vitin 2018 = 1.601.275)
punësimet me kontratë pa kontroll (me punëtorë që merrnin rroga nga Proaqua por nuk ja dinin as derën ku e ka, 2013-2017 = 13.640.891, ndërsa në vitin 2018 = 76.935 denarë)
servisimi fiktiv i pompave dhe sistemeve duke i falsifikuar shpenzimet me fatura fiktive, (2013-2017 = 7.350.217, ndërsa në vitin 2018 = 406.668)
furnizimi me pompa të reja (të cilat pasi bliheshin u jepeshin si dhuratë ndërmarrjeve private të afërta me pushtetin e atëhershëm lokal),
shpenzimet marramendëse të reprezentacionit për dreka e darka nëpër të gjithë restoranet dhe hotelet e Strugës dhe rajonit. (2013-2017 = 8.434.789 denarë)
Të gjithë këto keqpërdorime rezultuan me shkatërrimin e të gjithë sektorëve të kësaj ndërmarrje e vonesën e rrogave të punëtorëve të cilët në lëkurën e tyre e provuan të mbesin me nëntë rroga të papaguara.
Në vitin 2018 e sidomos në 6 mujorin e dytë të këtij viti e mora detyrën më sfiduese të jetës sime e cila ishte që të udhëheq këtë ndërmarrje që deri sot kishte parë vetëm shkatërrim.
Së bashku me ekipin tim, me ndihmën e të gjithë stafit, ja arritëm që për një periudhë kaq të shkurtër të paguajmë një mal me borxhe të mbetura, të vendosim rregull në shfrytëzimin e ujit të pijshëm, të mirëmbajmë cilësinë e ujit të pijshëm, të ndërtojmë rrjete ujësjellësi dhe kanalizimi, të mirëmbajmë sistemin e kolektorit, ti sjellim shpenzimet në minimum, e mbi të gjitha arritëm që t’i nxjerrim punëtorët e kësaj ndërmarrje nga mjerimi disavjeçar duke i shfrytëzuar të hyrat në mënyrë maksimalisht racionale e duke paguar 18 rroga për një vit, e gjithë kjo duke i ulur shpenzimet mesatarisht për një të pestën e viteve të kaluara.
Suksesi i rimëkëmbjes së ndërmarrjes në 6 mujorin e fundit, pagesa e borxheve dhe rrogave të mbetura, sanimi dhe ndërtimi i rrjeteve të ujësjellësit dhe kanalizimit dhe cdo punë tjetër e realizuar me sukses është pikë së pari sukses i kryetarit z. Ramis Merko i cili ma besoi këtë post, i të gjithë të punësuarve të ndërmarrjes që më ndihmuan dhe i të gjithë qytetarëve që më mbështetën. Ky mision sa dukeshte i paarritshëm aq edhe sfidues, në këtë 6 mujor tregon se jemi në rrugën e mbarë dhe të motivuar për të punuar më tepër. I faleminderoj të gjithë, miq dhe dashamirë për besimin dhe mbështetjen.
Gezuar vitin e ri 2019.