Tuesday, April 22, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiMendohet marrja e kompetencave për plazhet e Strugës dhe Ohrit

Mendohet marrja e kompetencave për plazhet e Strugës dhe Ohrit

Qeveria mendon dhe i shikon të gjitha opsionet e mundshme për ndarjen e plazheve nga kompetencat e komunës së Ohrit dhe të Strugës në pjesën e ekonomizimit me plazhet, deklaroi ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski.

Duke u përgjigjur në pyetjen e deputetëve nga deputetja Nola Ismajllovska Starova për atë kur do të ndodhë moratoriumi për ndërtimin e bregut të Ohrit, Sugareski tha se është përballur me këtë problem dhe në pajtim me Ligjin për dispozicion me tokë ndërtimore ingerencat janë nën komunën e Ohrit dhe të Strugës.

“Shikohen të gjitha opsionet e mundshme që mot ndodhin edhe më tej punë të këtilla, shteti t’i marrë të gjitha kompetencat, por këtë duhet ta gjejmë përmes opsionit ligjor. Saktë i di konkluzionet nga debati mbikëqyrës të NUESKO-s dhe në bazë të kësaj me konkluzion të Qeverisë kemi sjellë se duhet të merren të gjitha obligimet që shteti të ekonomizojë me zonat edhe në Ohër edhe në Strugë. Në një afat sa më të shkurtër kohor presim se do të parashtrohet ndryshim dhe plotësim të ligjit me qëllim që me plazhet të disponojë Ministria e Transportit dhe Lidhjeve”, tha Sugareski.

Zëvendësministri i Kulturës Vlladimir Llazovski, duke u përgjigjur në pyetjen e deputetëve, tha se Ministria ka plane dhe është në negociata me administratën komunale në Strugë për muzeun Neglobinski që të marrë hapësira dhe kushte përkatëse dhe kushte në godinën e vjetor në SHF “Vëllezërit Milladinov”.

Nola Ismaajllovska Starova e pyeti zëvendëskryeministrin Koço Angjushev nëse do të rriten pikat e pagave të zëvendëskryetarëve të Qeverisë, ku ai u përgjigj se nuk mundet të përgjigjet lidhur me këtë çështje, sepse ai pagën e vet plotësisht e dhuron përmes Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe nuk e di sa arrin.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska, në pyetjen e deputetëve nga deputeti Ilija Nikollovski nga Partia e Pensionistëve dhe Qytetarëve të Bashkuar të Maqedonisë për ndryshimin e Ligjit për FSPI, tha se të gjithë pensionistët të cilët kanë vendosur ta marrin pensionin e tyre duhet të angazhohen konform Ligjit për marrëdhënie pune neni 252 sipas marrëveshjes autoriale dhe me këtë mund të vazhdojnë të punojnë.

Carovska theksoi se këto dispozita janë kundërkushtetues dhe diskriminues. Seanca në të cilën parashtrohen pyetje të deputetëve do të vazhdojë pas pushimit të rregullt prej një ore.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments