Aleanca për Shqiptarët më datë 24 dhjetor 2018 në një atmosferë mjaft mikpritëse dhe impozante në prezencën e Kryetarit Ziadin Sela,Sekretarit Gjeneral Arben Taravari,Nënkryetari Elmi Aziri dhe antarë tjerë të kryesisë qendrore mbajti Kuvendin e parë themelues me këtë rast u zgjodhën Kuvendi i cili përbën 51 anëtar dhe kryesia e degës së Butelit me 13 anëtarë.
Kuvendi me shumicë votash zgjodhi Kryetarin e Degës z. Vullnet Selimin
Sekretar i degës u zgjodhë Izeir Memedi kurse për Nënkryetar të degës u zgjodhën Besar Buqi dhe Gazmend Xhaferi.
Aleanca për Shqiptarët dita ditës po shtrihet gjithnjë e më shumë duke krijuar struktura gjithandej ku jetojnë shqiptarë , interesimi është jashtzakonisht i madh kryesisht nga të rinjë të cilët përqafojnë programin politik dhe vizionin politik të Kryetarit të Aleancës Ziadin Sela.
24.12.2018
Aleanca për Shqiptarët