Në qytetin e Koçanit të Maqedonisë policia ka arrestuar disa persona të cilët ishin përfshirë në një rrahje. Në fakt ka ndodhur rrahje e ashpër e tri grave të cilat ishin kapur për një të dashur të tyre, një burrë i moshës rreth 40 vjet, që ishtë aktori kryesor në trekëndëshin e dashurisë. Ai ishte fizikisht dhe emocionalisht në mes të gruas së tij dhe një vajze të re, rreth 25 vjet, nga po i njëtji qytet, njofton “Zhurnal”.
E dashura e re së bashku me shoqen e saj, në mes të rrugës e kanë sulmuar gruan e burrit të martuar.
Rasti është konfirmuar nga policia e Maqedonisë, por nuk kanë dhënë detaje të më të shumta për sulmin.
Në informacionin zyrtar mbi ngjarjen, e cila është bërë top temë në Koçani thuhet:
“Më 23 dhjetor 2018, në orën 19.45 në stacionin ppolicor në Koçani, VM. 48 nga Koçani, njoftoi se në rrugën ‘Ohri’, pas një grindje të mëparshme verbale ka ndodhur një rrahje në mes të M.L. (44) nga Koçani dhe I.P. (25) nga Vinica dhe A.M. 20 vjet. nga Koçani. Ndaj të përmendurve është ngritur procedurë penale”, informuarn nga MPB-ja.