Për shkak të mjegullës, shikueshmëria nëpër rrugët e Maqedonisë është deri në 10 metra.
Rruga prej Tetovës për në fshatin Gajre është më e ngarkuar me mjegull ku këshillohet kujdes i shtuar, pasi që shikueshmëria arrinë vetëm në 10 metra, derisa 20 deri më 50 metra, sillet shikueshmëria nëpër rrugët për Kumanove, Tetovë, Gostivar dhe Strumicë, njoftojnë nga ndërmarrja Rrugët e Maqedonisë.