Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeKosovëMërgimtarët në Zvicër përsëri pre e mashtrimeve me bileta

Mërgimtarët në Zvicër përsëri pre e mashtrimeve me bileta

Përsëri janë rikthyer mashtrimet në disa kantone në Zvicër në lidhje me biletat për aeroplan.

Siç raporton gazeta zvicerane 20min, autorët po u bëjnë thirrje udhëtarëve kosovarë për fluturimet në Kosovë, prej të cilëve po përfitojnë mijëra franga.

Kjo nuk është hera e parë që autoritetet në Zvicër janë alarmuar për raste të tilla, e kjo ndodh kryesisht gjatë fundvitit.

Më shumë se 100,000 kosovarë që jetojnë në Zvicër, shkruan kjo gazetë, mbajnë raporte të mira me atdheun e tyre, Kosovën. Linja ajrore Zurich-Prishtinë ka qenë ‘rrugë popullore për vite me radhë’.

Por, policia tani përsëri paralajmëroi për një mashtrim të ri, transmeton Koha.net. Këta persona që po shesin bileta, po mashtrojnë qytetarët duke shitur bileta me oferta të ndryshme. Kur kosovarët paguajnë për bileta, këta persona që i ofrojnë ato oferta nuk janë më në dispozicion. Ose, biletat që marrin për aeroplan janë të pavlefshme ose joekzistente.

Aty thuhet se kontakti me ta bëhet përmes internetit, SMS-ve ose Viberit, shkruan koha.net, përcjell albinfo.ch

Arsyeja e këtij paralajmërimi është prej momentit kur gjatë kësaj jave dy persona u bënë viktimë dhe raportuan rastin në polici.

Policia në Zvicër këshillon të gjithë udhëtarët, kryesisht ata që udhëtojnë me linjën Zurich-Prishtinë, të blejnë bileta në kompanitë e udhëtimit që janë të njohura e të besueshme.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!