Tuesday, April 22, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiFarmacia në Frëngovë u mbyll ka një vit e gjysëm, askush nuk...

Farmacia në Frëngovë u mbyll ka një vit e gjysëm, askush nuk jep llogari për këtë (FOTO)

Pas hapjes së ambulantës në Frëngovë para 3 vitesh, u hap edhe farmacia e cila funksionoi vetëm 1 vit e gjysëm dhe më pas u mbyll për mungesë të një punëtori farmacist dhe që nuk u hap më, shkruan Struga Ekspres.
Kjo farmaci u hap nga “Europharm” që është rrjeti farmaceutik me afro 100 farmaci në te gjithë Maqedoninë.

Struga Ekspres mëson se “Europharm” është e obliguar që të sjell një farmacist që nga largimi i farmacistit të kaluar dhe të sjellë një farmacist tjetër në ambientet e ambulantës së Frëngovës dhe jo ta mbyll farmacinë pa dhënë asnjë llogari para institucioneve përkatëse dhe banorëve të Frëngovës.

Banorët e Frëngovës pyesin institucionet përkatëse se pse u mbyll farmacia e Frëngovës dhe pse askush nuk jep llogari për këtë edhe pse kjo ambulantê duhet të ketë farmacinë e vet.
(Struga Ekspres)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments