Me një koncert tradicional të Vitit të Ri, kori përzier i qytetii “Vox Lihnidos” në Ohër përfundoi një vit tjetër të suksesshëm, i mbushur me shumë turne, koncerte dhe shumë këngë të reja.
Me zgjedhjen e kompozimeve me karakter të ndryshëm dhe periudha të ndryshme, kori i udhëhequr nga shqiptari i vetëm nga Ohri, dirigjenti Burim Hidri,krijoi një ndjesi emocionesh në mesin e audiencës dhe u përshëndet me duartrokitje të forta nga publiku,njofton Struga Ekspres.
Burim Hidri jep mesim në shkollën fillore “Vllazërim Bashkimi” në Ohër në lëndën e muzikës.
Ka marrë shumë çmime me korin që e udhëheq nga janari i vitit 2015.
Duhet theksuar që nga viti 1960 që u themelua kori, Burim Hidri ështê dirigjenti i gjashtë me radhe dhe i vetmi shqiptar që udhëheq këtë korë.
(Struga Ekspres)