Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiDy ladorishtar me zemër të madhe ndihmojnë në Strugë dhe rrethinë 36...

Dy ladorishtar me zemër të madhe ndihmojnë në Strugë dhe rrethinë 36 familje në nevojë (FOTO)

Dy banorë nga fshati Ladorisht i Strugës në këto ditë të ftohta janë treguar shumë human dhe me zemër të madhe duke ndihmuar 36 familje në nevojë në Strugë dhe shumë fshatra të Strugës, njofton Struga Ekspres.
Ky gjest human u përshëndet nga vet Shoqata Islame e Ladorishtit të cilët tregohen gjithmonë të gatshëm kur behet fjalë për të ndihmuar familjet në nevojë.
Ja si shprehen nga kjo shoqatë humanitare:

“Me një hadith të saktë se i Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, ka thënë: “Kush ia lehtëson një hallexhiu në dynja, Zoti do ia lehtësoje atij hallet e botës tjetër. Kush ia lehtëson gjendjen nevojtarit, Zoti do t’ia lehtëson atij në dynja dhe ahiret. Kush ia mbulon të metat një muslimani në dynja, Zoti do ia mbulojë të metat në botën tjetër. Allahu është në ndihmën e robit, përderisa ky i fundit është në ndihmën e vëllaut të tij musliman”.

Dy kusherinjë nga fsh: Ladorisht E.M dhe R.Ç u erdhen ne ndihmë 36 familjeve në Strugë me rrethine duke sjellur ngrohtesi ne tryezat e tyre ne kete dimer te ftohte.”, shprehen nga Shoqata Humanitare e Ladorishtit.
(Struga Ekspres)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments