Të akuzuarit për 27 prillin po vazhdojnë të japin deklarata lidhur me ngjarjet e vitit të kaluar, duke arsyetuar pjesëmarrjen në protestat e përgjakshme. Njëri prej të akuzuarve kryesorë për 27 Prillin, Igor Jug, foli me keqardhje për VMRO-DPMNE-në që tha se tashmë ka ndryshuar gjithë konceptin patriotik që e ka patur. Ai u kërcënua se asnjëherë nuk do tua harrojë këtë gjë atyre që ia vendosën kurthin, edhe pse do ti falë. Por, ai është i bindur se ata ishn të tradhëtuar.
Igor Jug, i akuzuar
“Jam mëkatar, por krishterimzi më mëson të fal. Do t’ua fal, por asnjëherë nuk do t’ua harroj, pasi më përndjekin. Ashtu siç u largua Shën Pjetri nga Jezusi, ashtu edhe ata u larguan nga ne. E lus Zotin që politikanët tanë të vetëdijesohen dhe të bëjnë punë të mira. Për partinë time kam bërë gjithë punët që mund ti bëjë një njeri”
I akuzuari tjetër, Vllatko Trajkovski, konfirmoi poashtu se ishin planifikuar protesta para KSHZ-së teksa po merrej vendimi mbi ankesat e VMRO-së. Trajkovski thotë se organizatorët e protestave u bënin presion psikologjik protestuesve, duke u thënë se nëse nuk dalin në protesta dhe nëse komunistët vijnë në pushtet, ata do ti përzënë nga puna. Më 26 prill, atë e kishin thirrë në takim në një kafene dhe i kishin thënë që nesër të përgatitet për hyrje me dhunë në Kuvend, dhe ai i kishte pyetur se kë duhet ta sulmojë konkretisht. Ai fillimisht gjoja kishte reaguar se hyrja në Kuvend është vepër penale, por gjoja se e kishin siguruar se dyert e Kuvendit do të ishin të hapura, dhe se brenda do të ishin prezent pjesëtarë të DSK-së të cilët do ti mbronin. Në mënyrë shtesë, do të fshiheshine dhe pamjet nga kamerat e sigurisë.
Vllatko Trajkovski, i akuzuar
“Më treguan se në Parlament po këndohej himni shqiptar. Atëherë mu kujtua se kjo lidhet me skenarin, dhe se ekziston një plani për të hyrë brenda. Një plak me flamurin maqedonas në dorë më tha, “ti rri këtu duarkryq teksa qentë ta këndojnë himnin shqiptar në Parlament. Prandaj vendosa të hyjë, por edhe pse më dhanë maskë, unë nuk e vendosa. Aty brenda e pashë edhe liderin e tanishëm të VMRO-së Hristijan Mickoski”
Teksa po zhvillohej gjykimi, në Prokurorinë për krim të organizuar po jepnin deklarata deputetët dhe kryeparlamentari Talat Xhaferi, për shkak të një kallëzimi penal të një Shoqate nga Manastiri, e cila kishte ngritur procedurë për emërimin e paligjshëm të kryetarit të Parlamentit.
Xhaferi pas dëshmisë në Prokurorisë për Krim të Organizuar, nuk komentoi asgjë në lidhje me lëndën për çka e kanë marrë në pyetje, vetëm shtoi se si çdo qytetarë, me ftesë të prokurorisë, ka ardhur për të dhënë versionin e tij të ngjarjeve kur ishte emëruar në postin e të parit të parlamentit, dhe se për çdo gjë tjetër, përgjigje duhet të jep prokuroria.
Talat Xhaferi, kryetar i Parlamentit
“Si çdo qytetar i MAqedonisë, edhe unë isha ftuar nga Prokuroria dhe kreva obligimin tim ndaj institucionit përkatës për çështjen për çka jam ftuar. Nuk kam çfarë të komentoj, çfarëdo që më kërkojnë është procedurë”
Deputeti i LSDM-së Goran Misovski ishte i ftuari tjetër në prokurori i cili tha se ia ka shpjeguar prokurorisë se padia është e pabazë dhe se Talat Xhaferi ishte zgjedhur në mënyrë ligjore.
Goran Misovski, deputet i LSDM-së
“Jam i bindur se nga deklaratat e deputetëve, prokuroria do të mjaftohet për të hedhur poshtë padinë. Talat Xhaferi, e përsëris, është emëruar në pajtueshmëri me Kushtetutën, Rregulloren e Kuvendit, në mënyrë legale, dhe ai është kryetar legjitim i Parlamentit…Prokuroria na kërkoi vetëm deklarata, ndërsa prova shtesë do të mbledhë vetë”
Kallëzimi penal është ndaj 67 deputetëve të shumicës parlamentare, për shkak të emërimit të paligjshëm të kryetarit të Parlamentit më 27 prill të vitit të kaluar, dhe gjatë ditëve në vazhdim që të gjithë do të thirren për të dhënë versionin e tyre të ngjarjeve në prokurori. Ferikan Iljazi Arifi /SHENJA/