Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniMerko takon anëtarët e Forumit të edukimit rinor dhe shoqatës për zhvillim...

Merko takon anëtarët e Forumit të edukimit rinor dhe shoqatës për zhvillim (FOTO)

Sot Komunën e Strugës e vizituan anëtarë të Forumit të edukimit rinor dhe shoqatës për zhvillim dhe aktivizëm “Akua”

Anëtarët e klubit mësojmë drejt, të cilët në programin e tyre mësojnë për vetëqeverisje lokale patën mundësinë të diskutojnë me Kryetarin e Komunës për mënyrën e punës dhe funksionimin e vetëqeverisjes lokale, por edhe për problemet me të cilat përballen të rinjtë.

Ata u njohën me punën e sektorëve të ndryshëm dhe me komunën si njësi e vetëqeverisjes lokale që kujdeset për qytetarët dhe është gjithmonë këtu për t’i takuar veçanërisht të rinjtë.

Vizita të tilla janë një mundësi e shkëlqyer për të rinjtë për të kuptuar funksionimin e komunës si institucion, por edhe për t’i diskutuar problemet dhe sfidat personalisht me Kryetarin e Komunës.

Zyra për marrëdhënie me publikun,
Komuna e Strugës

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments