“Shqiptarët e Maqedonisë përbëjnë mbi 40 për qind të popullsisë në Maqedoni”. Kështu është shprehur lideri historik i Kosovës, Ibrahim Rugova, në një intervistë dhënë për revistën gjermane “Spigel” në vitin 1992, duke shprehur haptazi dyshime ndaj shifrave zyrtare të qeverisë në Shkup.
Pritjet e Rugovës në vitin 1992 kanë qenë se në rast lufte në Kosovë edhe shqiptarët e Maqedonisë do të solidarizoheshin me popullin e Kosovës.
“Në rast lufte në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë me siguri do të solidarizohen me ne. Ata përbëjnë 40 për qind të popullsisë, e jo 20 për qind, siç pretendon qeveria në Shkup. Kuptohet ekziston rrezik edhe për ekspansion të huaj, sepse Bullgaria mund të ofrohet si “shpëtimtare” nëse Maqedonia destabilizohet”, ka deklaruar presidenti i ndjerë, duke u përgjigjur në pyetjen nëse Kosova pret ndonjë ndihmë në rast lufte me Serbinë.
Ndryshe në të njëjtën intervistë ish presidenti Rugova deklaroi Bashkimi me Shqipërinë është synim i yni i natyrshëm…i gjithë trojeve shqiptare:
Spiegel: Sa janë gjasat që Serbia mund të bie dakord për kërkesën e juaj për një shtet të pavarur të Kosovës?
Rugova: Alternativa jonë do të jetë për Serbinë e padëshirueshme – domethënë një pikë e nxehtë e përhershme brenda kufijve të saj. Ne do të jemi të përgatitur për shtetin neutral dhe për momentin jo për ndonjë bashkim me Shqipërinë. Megjithatë, lidhja (bashkimi) me Shqipërinë, pa dyshim, është objektivi ynë natyror.