Kryeministri Zoran Zaev sot deklaroi se pretendimet për ndërrimin e zëvendëskryeministrit Hazbi Lika dhe ministrit të ekonomisë, Kreshnik Bekteshi nuk janë të sakta.
“Në një qeveri politike është normale që një parti të tërheqë kuadrot e veta, por për atë duhet të më informojnë mua si mandator. Unë nuk jam i informuar për një gjë të tillë, që do të thotë se pretendimet e tilla nuk janë të sakta”, ka deklaruar Zaev në pres konferencën e sotme.
Për Likën, për të cilin në media shpesh kritikohet se aspak nuk paraqitet në punë, Zaev u shpreh se ai vjen në punë, ndërsa për ministrin Bekteshi tha se është i kënaqur me punën që ai bën.