Teatri Poshka jep shfaqen “Të fala nga shtëpia” në Zvicër. Në datën 1 dhjetor, të shtunën, në orën 7 pasdite, trupa e këtij teatri pret të gjithë shqiptarët që të ndjekin këtë komedi e cila sjellë emocione nga vendlindja e tyre. Me autorësi dhe regji të çiftit regjisorial Olsa dhe Xhelo Poshka, në skenë do të ngjiten Lalezar Kaba, Arba Xhila, Ëmbla Qyra,Gresa Klenkoska, Tuana Klenkoska, Anesa Ajro, Tuana Mamudi,Melisa Kishta,Poem Poshka, Arbjond Ajro, Leart Kerim, Donart Mahmudi, Ledijon Ajro, Habib Rrushani, Agim Ziba,Azem Polisi,Rijan Dervishi dhe Gjergj Ajro.
Aktorët e rinj do të shprehin me humor e sarkazëm të gjithë ato gjëra të cilat të cilat janë të denja për një subjekt skenik, e nga të cila gjen mjaft tek shqiptarët.
Shkolla e Edukumit Nëpërmjet Teatrit që me qëndër në Teatrin Poshka është hera e dytë tashmë që viziton Zvicrën me shfaqe.
Krenar për këtë traditë, kjo shkollë është e vendosur që punën me studentët dhe nxënësit e saj të talentuar ta prezantojë sa më shumë në Diasporë, e cila ka të drejtë të njohë këtë produkt krejtësisht ndryshe dhe të veçantë nga çfarë është parë deri tani!
Spektakli “Të fala nga Shtëpia” mbështetet nga Agjencia Flamurtari, Neosana, Veleshta Sky, Euro Bus, ARB Consulting dhe AN Bautechnik.
Pra të Shtunën në datën 1 dhjetor, në Gsellhof Gemeindesaal, Schüracherstrasse 8, 8306 Brüttisellen, në orën 7 pasdite, spektakli i humorit bashkon shqiptarët e Zvicrës!
Për informacione më të detajuara kontaktoni me Agjencinë Flamurtari, Zürich.