Sophie Castriota u bë lajm në mediet rozë, kur u tha se ajo është stërmbesa e heroit Gjergj Kastrioti Skënderbeut.
Që atëherë ajo nuk mungon në media dhe është bërë edhe një nga personazhet më të ndjekur në rrjete sociale shkruan Albeu.com.
Vetëm 21 vjec, Sophia ka padyshim linja që shumë vajza i ëndërrojnë dhe duke qenë se është shumë aktive në rrjete sociale, pozon tërë kohë për fansat.
“Unë kam lindur dhe jam rritur në Australi, dhe po, kam qenë në Shqipëri disa herë. Unë jam pa diskutim një pasardhëse e linjës së gjakut (14 gjenerata) të Gjergj Kastrioti Skënderbeu, por jo trashëgimtarja e tij, siç kanë thënë disa. Linja e gjakut është e nënës dhe vjen nga gjenerata e 6 e stër stër-gjyshes sime, Princeshës Giuseppa Castriota Scanderbeg, e cila u martua me Marquis Vincenzo Bernardini. Ne jemi pasardhës të linjës së Pardos, siç është edhe familja e Kastriot Skënderbeut në Leçe të Italisë; nga i njëjti vend që ka prejardhjen dhe familja e nënës sime. Historia e një princeshe në familje ishte një legjendë e vjetër familjare deri sa stër-daja im nisi kërkimet dhe krijoi pemën familjare.
Pema është rikërkuar, ashtu siç duhet vite më parë dhe kjo ndodhi kur ne kuptuam se kush ishte princesha-një nga stër-stër mbesat e linjës së gjakut të Skënderbegëve. Pema e familjes sonë është kontrolluar edhe nga ambasadat dhe tjerë dhe kanë arritur në përfundimin se unë jam një nga pasardhëset e linjës së gjakut të atij njeriu të madh. Testi i ADN-së ka treguar se unë kam gjak si shqiptari dhe arbëreshi. Kjo nënkupton që duhet të kem njerëz me të cilët kam lidhje familjare në Shqipëri, jam e sigurt”, është shprehur Sofia.
“Ai është heroi im. Jam shumë krenare për të dhe për gjakun që unë mbaj që vjen nga ai. Paraardhësit e mi shqiptarë lanë Shqipërinë kur perandoria Osmane i pushtoi pas vdekjes së Skënderbeut. Ata u vendosën në jug të Italisë, në Leçe/ Apuglia. Gjyshja ime italiane u largua nga Italia para shumë vitesh, jetoi në Francë dhe më vonë në Angli. Ajo së bashku me prindërit e mi lanë Mbretërinë e Bashkuar në fillim të ’90 për të jetuar më vonë në Australi ku dhe unë linda”.