Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiMerlina Islami: Paditet strugani, merr vajzën e mitur në shtëpi

Merlina Islami: Paditet strugani, merr vajzën e mitur në shtëpi

Më 27 Nëntor të këtij viti, në Stacionin Policor në Strugë, 42 vjeçari nga Tetova, ka denoncuar vepër penale “marrje e një femije te mitur” të kryer nga 18 vjeçari nga Struga, i cili në menyrë te paligjshme e ka marrë vajzën e mitur të të denoncuares nga shtëpia e saj familjare në Tetovë.
Sipas denoncimit, ngjarja ka ndodhur në Tetor të këtij viti në shtëpinë e denoncueses, 18 vjeçari duke shfrytëzuar mungesën e saj, e ka marrë të miturën dhe më pas kanë ikur në shtëpinë e tij në Strugë.
Pas marrjes së masave në koordinim me Qendrën për Çështje Sociale dhe duke ndjekur udhëzimet e Prokurorit Publik, femija e mitur është gjetur dhe i është dorëzuar nënës së saj.
Kundër 18 vjeçarit, Stacioni Policor nga Struga do të ngrejë padi penale për veprën e kryer.

Zëdhenëse e Sektorit për Punë të Mbrendëshme Ohër

Merlina Islami

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments