Sot në ora 12:00 në stadiumin e Vllaznimit në Strugë, për ditën e Flamurit (28 nëntor) u organizua një turne në futboll “Kupa e Pavarësisê” ku pjesmarrës ishin 4 ekipe nga Struga,Fc.Vllaznimi,Fc.Veleshta,Fc.Llabunishti dhe F.C.LIRIA Zagraçan-Shum,informon Struga Ekspres.
Gjysëmfinalja e parë ishte Vllaznimi vs Veleshta,ku Vllaznimi fitoi 2 me 1.Kurse Gjysëm finalja tjetêr Llabunishti -KF.Liria Zagraçan Shum u mbyll me barazim ku nga penalltitê doli fitues ekipi i Llabunishtit.
Në finalen e luajtur mes Vllaznimit dhe Llabunishtit,ishte po kjo e fundit e cila e fitoi në finale me rezultatin 4 me 0 ekipin e Vllaznimit.
Pra “Kupa e Pavarësisê” nga ky turne ne Strugë i takoi me plotë meritë klubit nga Llabunishti.
Ky turne u përkrah nga komuna e Strugës.
(Struga Ekspres)