Saturday, November 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniKush do të ulet në kolltukun e presidentit në Maqedoni, ja kandidaturat...

Kush do të ulet në kolltukun e presidentit në Maqedoni, ja kandidaturat e përfolura?!

Në prill të vitit të ardhshëm do të zhvillohen zgjedhjet e rregullta presidenciale, pasi që Gjorgje Ivanov i jep fund mandatit të tij të dytë pesëvjeçar. Partitë politike deri tani nuk kanë bërë të ditur emra konkret se me cilët kandidatë do të dalin në këtë garë. Një nga opsionet është edhe kandidati koncensual, një propozim i promovuar nga BDI, e cila kërkon që të ketë një emër nga maxhoranca aktuale e kryesuar nga LSDM, që do të kishte një përkrahje më të gjërë. Por megjithatë nga partia e Zoran Zaevit thonë se nuk ka ndonjë risi në këtë plan dhe se po shqyrtohen kandidatura, përcjellë INA.
Disa media kanë lakuar emrin e ish-ministrit të jashtëm, Denko Malevski, një shqiptar ortodoks, por që tanimë familja e tij është sllavizuar dhe nuk ka shfaqur publikisht origjinën e tij. Ai është lansuar si kandidat koncensual i partive në pushtet. Përveç kësaj përmenden edhe Radmila Sheqerinska, Stevo Pendarovski, Nikolla Dimitrov dhe emra tjerë. Ndërsa nga VMRO-DPMNE emri më i lakuar së fundi është ai i ish-ministrit të financave, Trajko Sllavevski, profesori i njohur universitar, që pritet të jetë një kandidaturë serioze. Përveç kandidatëve maqedonas, partitë shqiptare nuk kanë nxjerrë ndonjë emër. Nga radhët e opozitës shqiptare ASH dhe Lëvizja BESA pritet të ketë një kandidat shqiptar, për të matur peshën e votës. Por deri tani nga këto parti thonë se nuk ka asgjë konkrete dhe as që është biseduar për emra.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!