Historiani i njohur shqiptarë nga Maqedonia, Eugen Shehu sërish ka rikthyer debatin për emërtimin e shkollave shqipe me emra sllavë.
Në ditën e alfabetit shqip, ai ka theksuar se, shumë shkolla fillore dhe të mesme në Maqedoninë Shqiptare ende pas 110 viteve mbajnë emra kriminelësh komunist serbosllav të cilë gjatë LDB-s,bënë krime ndaj shqiptarëve, njofton agjencia e lajmeve INA.
“A nuk është koha që Partitë Politike dhe OJQ-të shqiptare,të heqin një nga ata kriminel dhe të emërojnë një shkollë me emrin e Kryetarit të Kongresit të Alfabetit Shqip në Manastir, Mit’hat Abdyl Frashërit”, është shprehur ai.
Largimi i heronjve maqedonas dhe jugosllav nga emërtimi i shkollave që gravitojnë në komuna me shumicë shqiptare dhe ku numri i nxënësve është kryesisht shqiptarë, vazhdon të mbetet një çështje e pazgjidhur, sidomos nëpër komuna rurale.