Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionSi votuam apo si nuk votuam, gjendja ngelet e njëjtë si më...

Si votuam apo si nuk votuam, gjendja ngelet e njëjtë si më parë

Shkruan Selim Iljazi

Mjedisi moral është një klimë e ideve e cila na mëson se si të jetojmë, për dallim nga mjedisi fizik, i cili është i dukshëm dhe askush nuk e konteston ekzistencën e tij, mjedisi moral është i padukshëm, klima morale përcakton se çka kërkohet nga ne në raste të caktuara në relacione më tjerët, po e njëjta na armatos me standarde etike të mirësjelljes, me një fjalë formon identitetin si të sillemi mirë si grup dhe si individë në një shoqëri.
Politika është dhe duhet të jetë rotori shtytës për ndërgjegjësimin e një klime morale në një shoqëri. A ka luajtur politika këtë rol në Maqedoni? Në Maqedoni politika ka luajtur një rol ç’moralizues, të cilat e kanë treguar praktikat dhe statistikat e ndryshme ndërkombëtare të cilat gjithnjë na vendojnë në vendet e para si ndër shtetet më të korruptuara, më të kriminalizuara, me sisteme më të dobëta në arsim, shkencë, kulturë dhe shëndetësi.
Askush nuk mund të bindet se koalicioni qeveritar LSDM-BDI (tash edhe PDSH dhe partia pa emër e Afrim Gashit) u formua që të promovojnë vlera të mirëfyllta qytetare. Liderët e këtyre koalicioneve, derisa ushtrojnë pushtet, asnjëherë nuk na kanë mbushur mendjen se punojnë për vlera që vendin ta shpijnë përpara.
Në Maqedoni nuk kemi pasur koalicione parimore e programore, sepse pothuajse të gjitha partitë interes primar kanë pas mirëpasjen individuale me moton sa ma shumë pushtet aq më shumë do korruptoj. I ndodhur në këtë klimë politike, Ali Ahmeti, si personaliteti më i votuar, nuk ishte as racional e as guximtar që kolegët t’i vlerësojë si vlera në vete. Përkundrazi, rivalët e tij politikë ai nuk i përdori për bashkëpunim, por i përdori si mjete për t’i mënjanuar nga skena politike. I gjithë ky makiavelizëm politik e solli Ali Ahmetin deri në këtë gjendje që askush nuk dëshiron të bashkëpunoj me të.
Vendosmëria parimore e Lëvizjes BESA dhe Aleanca për Shqiptarët , ka shans ta rrezojë qeverinë e Zaevit dhe ta moralizojë klimën politike në Maqedoni. Në politikë ndodhin çudira, mirëpo Lëvizjes BESA dhe Aleanca për Shqiptarët, do mbahen mend për një send përkundër partive tjera në Maqedoni, që sa herë u ka dhënë rasti për tu bërë bashkë, ç’do herë kanë hezituar dhe liderët Bilall Kasami dhe Ziadin Sela nuk kanë zgjatur dorën e bashkëpunimit. Ky akt bashkëpunimi, kur kemi parasysh mentalitetin e politikanëve në Maqedoni, mund të quhet akt heroik.
Interpretimet e ndryshme të Kushtetutës në Maqedoni, herë në favor të koalicionit e herë në disfavor të koalicionit e kanë hutuar popullin edhe më shumë. E gjithë kjo klime politike e ka sjellë votuesin në zonën e mjegullt. Politikat e pamoralshme në Maqedoni, e kanë sjell popullin në atë gjendje që të mendojnë se është njëlloj si votuam apo si nuk votuam, apo cilën parti e votuam gjendja ngelet e njëjtë si më parë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!