Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniAksident tragjik në Tetovë: Humb jetën 52 vjeçari

Aksident tragjik në Tetovë: Humb jetën 52 vjeçari

Dje mbrëma (19-nëntor), rrethë orës 23 e 30 minuta, në udhëkryqin e rrugës regjionale Tetovë-Radiovcë, me rrugën lokale për në fshati Çellopek, vetura e tipit ,,Hyundai akcent,, me targa të regjistrimit të Tetovës, të cilën e ka drejtuar 52 vjeçari N.I. nga fshati Miletinë, deri më tani nga shkaqe të pa përcaktuara, ka humbur kontrollin ndaj veturës, ku ka fluturuar nga rruga dhe është aksidentuar, duke u përplasur në një dru.
Nga fluturimi prej rruge, dhe përplasja me drurin, shoferi i cili ka qenë vetëm në veturë, ka marur lëndime të rënda trupore, prej të cilave ka ndëruar jetë në vend, ashtu që mjekët nga Ndihma e shpejtë e Tetovës, të cilët kanë aritur në ndërmjetëkohë, kanë konstatuar vdekjen e tij.
Prokurori publik, si dhe ekipi nga Sektori për punë të brendëshme Tetovë, kanë kryer hetimet komplete, kurse trupi i pajetë i N.I. është dorëzuar për obduksion.
Po punohet në përcaktimin e shkakut të ndodhjes së këtij aksidenti, rrethanat në të cilat ka ndodhur si dhe detajet tjera në veçanti.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments