Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniDalin përgjimet për ngjarjet në Kuvend, një shqiptar ka spiunuar te Gruevski

Dalin përgjimet për ngjarjet në Kuvend, një shqiptar ka spiunuar te Gruevski

Ka vazhduar edhe sot seanca gjyqësore për të akuzuarit e ngjarjeve të 27 prillit të vitit të kaluar ku u pushtua Kuvendi i Maqedonisë nga militantët e partisë së Gruevskit. Në këtë ngjarje u dhunuan deputetët e LSDM-së dhe ata shqiptarë. Madje deputeti Sela mbrekullisht i shpëtoi vdekjes.

Në porositë e gjetura nga ekspertiza e telefonit celular të ish-kryetarit të Kuvendit, Trajko Veljanovski, është gjetur bisedë në viber ku lideri i atëhershëm i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, me 26 prill 2017, një ditë para “të enjtes së përgjakshme” i dërgon porosi të Veljanovskit që e ka pranuar nga ish-drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Mitko Çavkov, ku e njofton se ka marrë informatë nga një koleg shqiptar se po përgatitet votimi për kryetarin e Kuvendit.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments