Të nderuar qytetarë të Tetovës! U bënë dy ditë që ne sëbashku po ndjehemi të ofenduar nga thirjet raciste dhe nacionaliste që po bëhen nga ana e tifo grupit ‘Vojvodët’. Që nga dita e djeshme ku në Qendër të Tetovës, e sot në Qendrën Sportive shqiptarët po ballafaqoen me thirje raciste, ofenduese dhe nacionaliste. Ne si Aleancë për Shqiptarët – dega Tetovë, edhe si qytetarë të etnicitetit shqiptarë jemi të ofenduar dhe njëkohësisht të mllefosur nga thirjet e tilla, si dhe nga mos përgjegjësia e institucioneve për të marrë masa adekuate që të dënohen ata që e prishin qetësin multietnike në qytet.
Ka dy ditë rradhazi që ofendohen shqiptarët, e dikush qëndron pas këtij tentimi për prishjen e rendit publik në Tetovë. Dje nuk u ndërmorr asnjë masë arresti ndaj tifo grupit ‘Vojvodët’, sot thirjet vazhdojnë dhe përsëri institucionet janë të heshtura. Ne pyesim publikisht, institucionet kompentente se kush po ua jep mundësin këtij grupi që të shaj e ofendoj shqiptarët në mes të Tetovës?
Ne kërkojmë MPB-ja, dhe organet tjera përgjegjëse të ndalojnë këtë dukuri që është duke i vënë zjarr një konflikti në mes dy etniciteteve. Gjithashtu kërkojmë nga shqiptarët, të ruajn gjaktëftohtësin e tyre, të mos bien preh e kërcënimeve dhe ofendimeve që u bëhen në rrugë. Ndërsa nga organet e lartëpërmendura kërkojmë që menjëherë të marrin masa që sot, sepse nesër do jetë vonë!
Aleanca për Shqiptarët – dega Tetovë.