Sot, Kryetari Ramis Merko nëpërmjet NPK “Higjiena” Llabunishtë realizoi edhe fazën e fundit të rrjetit të kanalizimeve në fshatin Llabunishtë. Bëhet fjalë për përfshirjen e rrjetit të kullimit të ujërave të zeza në pjesën e vetme që nuk ishte realizuar e quajtur si Orishte (pjesa e sipërme e Llabunishtës) duke përfunduar kështu rrjetin e kanalizimit në të gjithë Llabunishtën. Për momentin janë duke u kryer edhe sanimet e përkohshme në rrugë ku kalojnë gypat e kanalizimit.
Zyra për marrëdhênie me publikun-Komuna e Strugës