Gjykatësi në procedurën paraprake nga Gjykata themelore në Tetovë i caktoi paraburgim prej 30 ditëve tetovarit N.I.(54), i dyshuar për “prodhim të paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave subtropike dhe prekursorëve”.
Siç informoi zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski, menjëherë pas prëcaktimit të masës, mbrëmë, pak pas orës 22:00, N.I. është dërguar në ENP Shkup në Shuto orizarë në paraburgim.
Gjatë bastisjes së objekteve në dy vende në Tetovë, pronë e N.I., të kryer të martën, policia gjeti gjithsejt 46 kilogramë marihuanë, 13 litra materie të lëngshme, deri më tani të panjohur, vagë digjitale dhe disa mjete që janë dokumentuar me fotografi dhe kamerë dhe janë marrë për ekspertizë. Sipas deklaratës së tij, N.I. marihuanën e ka marrë nga një person nga Shqipëria.