Boksieri me famë botërore, Khabib Nurmagomedov arriti të shpallej kampion bote në peshat e lehta në garën UFC përballë irlandezit Conor McGregor, një fitore e shumë folur nga mbarë bota e cila mori edhe shumë nderime, shkruan Gazeta e Re.
Në mes të shumë ftuarve nga 4 anët e botës ishte edhe boksieri Khabib i cili arriti të takoj presidentin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan. Sipas një lajmi të përditshmes turke, “YeniSafak” Khabib Nurmagomedov renditi lëvdata presidentit turk.
“Jeni një lider botërorë, mos u ndani nga rruga ku jeni, jeni udhërrëfyes për botën muslimane, faleminderit për gjithçka” citohet të ketë thënë Kahbib, kurse Erdogan bëri ftesë për një takim më të gjerë në ditët e ardhshme, transmeton Gazeta e Re.
Ndryshe, gjatë ceremonisë së inaugurimit morën pjesë shumë figura të njohura botërore e ndër ta ishin edhe disa prej politikanëve të Kosovës dhe Shqipërisë, ku nga Kosova ishin presidenti Hashim Thaçi, zv.kryeministri Behxhet Pacolli ndërsa nga Shqipëria ishte presidenti Ilir Meta.