Saturday, November 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiK.K "Drini" i Strugës shkëlqen me 6 medalje në Kosovë (FOTO)

K.K “Drini” i Strugës shkëlqen me 6 medalje në Kosovë (FOTO)

Dje (28.10.2018) në Gjilan të Kosovës, u zhvillua Turneu i 13 – Ndërkombëtar në Karate “Katana Open 2018” nën organizimin e shkëlqyer nga Klubi Karatesë Dardania. Në këtë aktivitet Ndërkombëtar morën pjesë 46 klube me mbi 400 sportistë nga Kosova, Maqedonia dhe Mali i zi!
Pjesë e këtij Aktiviteti Ndërkombëtar ishte edhe Klubi i Karatesë “Drini” të cilët u paraqitën me shtatë sportistë në dy diciplina, në kata (luftë e imagjinuar) dhe kumite (luftë sportive), duke fituar 6 medalje, nga të cilat 3 ari dhe 3 të bronzta.
Me medalje ari u stolisën:
Pasho Mustafai -(2007)-40kg
Kastriot Malo (2005) +50kg dhe
Hamza Zylali (2005) +55kg
Ndërsa me medalje bronzi u stolisën:
Sara Sinani(2006) kata
Muhamed Sinani (2005) +55kg dhe
Loriana Ramo (kadete) -54kg
Në hapjen solemne të këtij aktiviteti fjalim përshëndetës mbajti edhe Kryetari i Unionit të Karatesë Shqiptare në Maqedoni z. Alim Hajredini.
“Një faleminderim për organizatorët e këtij turneu në krye me Maliq Maliqi, Shkelzen S. Balaj dhe Bujar Sylejmani, për mikpritjen shumë vëllazërore, shprehet trajneri i K.K DRINI,z.Alim Hajredini.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!