Policia e Strugës informon për një incident në Strugë. Zyra e Jashtme e Hetimeve Kriminale ka ngritur padi penale ndaj një 39-vjeçari sepse ka shkaktuar veprën penale”lëndim të rëndë trupor”. Në Strugë në shtator, në rrugën “Partizanska”, në korridorin e një ndërtese, pas një mosmarrëveshje të mëparshme verbale, i dyshuari fizikisht ka sulmuar një bashkëqytetare 41-vjeçare duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore informon policia e Strugës.