Kryetari i Lëvizjes Besa Bilall Kasami dhe kreu i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela janë parë duke pirë kafe në një nga restorantet e Shkupit.
Takimi është zhvilluar menjëherë pas takimit me ndihmës sekretarin amerikan Mattheë Pllamer. Sipas informatave që ka tetova1, Kasami ka ftuar Selën për kafe e ku edhe kanë biseduar për bashkëpunimin e mundshëm në lidhje me futjen e amandamenteve për shqiptarët në ndryshimet kushtetuese.
Kasami ditë më parë është takuar edhe me kreun e PDSH-së, Menduh Thaçi. Kasami ka paralajmëruar takime edhe me liderët tjerë politik të shqiptarëve të Maqedonisë.