Një tërmet prej 6,6 ballësh ka goditur Kanadanë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Instituti Amerikan i Vrojtimeve Gjeologjike (USGS) bëri të ditur se tërmeti me intensitet 6,6 ballë ka ndodhur 218 kilometra nga brigjet e qytezës limanore Port Hardy.
Tërmeti ka ndodhur në thellësi 11 kilometra nën shtratin e detit, ndërkohë që autoritetet nuk kanë paralajmëruar ndonjë valë të madhe.