Vijnë urimet e para, Cipras: Urime miku im Zoran Zaev!

0
16


Kryeministri grek Aleksis Cipras ka uruar kryeministrin e vendit Zoran Zaev për sigurimin e 2/3 të votave në Kuvend që i hapin rrugën ndryshimeve kushtetuese si kusht kryesor i Marrëveshjes së Prepës., raporton SHENJA.

Cipra ka shkruar në Twitter:

“Urime shoku im Zoran Zaev! Vota e sontme është një hap i madh përpara suksesit tonë të përbashkët. Një hap shumë i rëndësishëm drejt të ardhmes paqësore dhe prosperuese për popujt tanë!”