Sekretari i përgjithshëm i VMRO DPNE-së, Igor Janushev në pres konferencën e sotme deklaroi se partia e tij kërkon hetim nga Prokuroria, pasi sipas tij po ndodhin presione të papërshkruara ndaj deputetëve të koalicionit opozitar maqedonas, njofton TetovaSot.
“Njërit nga deputetët i janë ofruar ofruar 1 milion euro për të votuar për marrëveshjen, një deputetit tjetër i janë ofruar 2 milionë euro, kurse një deputetit tjetër i janë ofruar 250 mijë euro. Të gjitha këto janë refuzuar, pasi dinjiteti nuk ka çmim”, theksoi Janushev./TS