Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniA do të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme? Sot është dita vendimtare për...

A do të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme? Sot është dita vendimtare për Maqedoninë



Sot është dita vendimtare për Marrëveshjen e Prespës, gjegjësisht ndryshimet kushtetuese që kanë të bëjnë me emrin e ri Republika e Maqedonisë së Veriut, informon INA.Në rast se nuk do të arrihen 80 vota të deputetëve për hapjen e kushtetutës për të realizuar ndryshimet e kushtetutës, atëherë vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, dhe se me këtë Marrëveshja e Prespës do të mbetet pezull.

Në ora 11 do të fillojë seanca parlamentare për nevojën e ndryshimeve kushtetuese, derisa komisioni parlamentar kushtetues i dha dritë jeshile propozimeve të këtilla të dorëzuara nga Qeveria.

LSDM i ka bërë thirrje të gjithë deputetëve të përkrahin ndryshimet me qëllim të zhbllokimit të integrimeve euroatlantike. Porosi të ngjajshme kanë bërë edhe nga partitë e tjera të maxhorancës, gjegjësisht BDI, e cila është optimiste se do të sigurohen numrat e nevojshëm.

Por nga VMRO-DPMNE kanë theksuar se nesër në takimin bashkërendues do të vendosin se si do të veprojnë në seancën parlamentare. Nëse arrihet dy të tretat për hapjen e kushtetutës, atëherë do të fillojë procedura për ndryshimet kushtetuese, me ç’rast në fazën e tretë finale pas disa muajve pritet miratimi i marrëveshjes, gjegjësisht kjo planifikohet të ndodhë në fund të dhjetorit apo fillim të janarit. Megjithatë siç mësohet VMRO-DPMNE nuk do të përkrahë marrëveshjen dhe kjo nënkupton që vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments