Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeShëndetësiTymosin duhan gjithë jetën, por mushkëritë i kanë të shëndetshme, ja arsyeja

Tymosin duhan gjithë jetën, por mushkëritë i kanë të shëndetshme, ja arsyeja

Shkencëtarët në Britani duket se kanë shpjeguar arsyen se përse disa njerëz kanë mushkëri të shëndetshme, pavarësisht se kanë një jetë që tymosin duhan.
Analizat mbi 50 mijë njerëz kanë treguar se bëhet fjalë për një mutacion në ADN-në e disa njerëzve, që përmirëson funksionimin e mushkërinjve dhe maskon impaktin fatal të duhanit.

Këshilli për Kërkime Mjekësore mendon se këto zbulime do bëjnë të mundur gjetjen e një ilaçi të ri që do përmirësojë funksionimin e mushkërinjve.

Megjithatë ata thonë se opsioni më i mirë është që të mos tymosni duhan.

Një tjetër zbulim, që ka nevojë për konfirmim të mëtejshëm, është që ata që tymosin duhan kanë pjesë të kodit gjenetik më të ndryshëm. Kjo do të thotë se truri i tyre mund të bëhet lehtësisht më i varur ndaj nikotinës.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments