Saturday, November 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniJa cila gjuhë e huaj po i’a merrë primatin anglishtes në Maqedoni

Ja cila gjuhë e huaj po i’a merrë primatin anglishtes në Maqedoni


Numri i folësve të gjuhës gjermane çdo ditë e më shumë po rritet në Maqedoni, ndërsa rreth 70% të studentëve në Gjermani janë nga vendet e sh Jugosllavisë. Raport i publikuar nga “Quartz”, bazuar në të dhënat e siguruara nga aplikacioni për mësimin e gjuhëve të huaja “Duolingo”, tregon se vendet e Ballkanit përpiqen që ta mësojnë më shumë gjuhën gjermane, shkruan gazeta KOHA. Gjermania konsiderohet njëra ndër fuqitë e mëdha të Bashkimit Evropian, ndërsa gjuha gjermane është gjuha më e folur në Europë. Shumë të rinj në Maqedonia edhe më gjerë në rajon, po përpiqen të mësojnë gjermanisht dhe të transferohen me punë në Gjermani, falë programeve që ky shtet ka rinisur vitet e fundit për thithjen e krahut të punës.

Shtimin e interesimit për njohjen e gjuhës gjermane e konfirmuan profesorët universitar dhe ndjekësit e gjuhës gjermane. Gëzim Xhaferi profesor universitar i gjuhës gjermane dhe dekan i Fakultetit të Gjuhëve dhe Komunikimit në UEJL, për gazetën KOHA theksoi se në rritje është edhe numri i studentëve që studiojnë gjuhën gjermane, si rezultat i mundësive më të mëdha të punës.

“Pas gjuhës angleze menjëherë radhitet gjermanishtja duke i zënë vendin gjuhës frënge. Rritja e saj është e pa kontestueshme çdo ditë e më shumë. Tregu i hapur i punës, mundësitë për punësim, janë ndër arsyet kryesore që të rinjtë mësojnë gjuhën, për t’u larguar nga vendi sepse atje e shohin perspektivën. Mirëpo hov të madh ka edhe sektori privat gjerman në Maqedoni ku kërkohen një numër i madh i njohësve të gjermanishtes”, tha Xhaferi.

Për tregun e punës gjuhët e huaja ofrojnë një avantazh konkurrues në zgjedhjen e karrierës, sidomos tani duke marrë parasysh rritjen e numrit të kompanive të huaja në vend. Se tregu i Maqedonisë gjithnjë e më tepër është synim i bizneseve gjermane, tregojnë edhe të dhënat e fundit sipas të cilave në vendin tonë punojnë rreth 200 kompani gjermane, të cilat kanë të punësuar rreth 20 mijë veta. Ndërkaq vitin e kaluar shkëmbimi tregtar në mes të dy vendeve arriti në 3,15 miliard euro, kurse Gjermania është një ndër partnerët kryesor tregtar të Maqedonisë. Rreth 20 për qind e importit të përgjithshëm të Maqedonisë, shkon në Gjermani, kurse 15 për qind e importit të përgjithshëm është me prejardhje gjermane.

Një prej kushteve kryesore që kërkohen për t’u punësuar në Gjermani, gjithsesi është njohja e gjuhës gjermane dhe ky është shkaku që interesimi për njohjen e kësaj gjuhe tash më është bërë preokupim kryesor i të rinjve, ndërkohë që kurset private janë të stërngarkuar me ndjekës. Profesoresha Teuta Ismaili e cila mban kurse private në gjuhën gjermane, për gazetën KOHA u shpreh se përveç moshave të reja ka edhe mosha më të vjetra, të cilët janë të interesuar ta mësojnë gjuhën gjermane. Sipas saj shumica e personave që vijnë për ta mësuar gjermanishten janë të interesuar për të ikur jashtë vendit,dhe ata kryesisht janë të rinj me shkolla profesionale si dhe të martuarit në mërgim, të cilët kusht për marrjen e vizës kanë njohjen e gjuhës. Përveç këtyre, është rritur edhe numri i studentëve për të studiuar gjuhën gjermane, në krahasim me vitet e kaluara.

“Në masë të madhe janë target-grupe të caktuar të rinjsh, të cilët orientohen nga nevojat e tregut të punës, siç janë motrat medicinale, programuesit e IT-së, mjekët dhe të tjerë, por edhe të rinjë të cilët nuk kanë mundur ta gjejnë veten e tyre këtu. Kohën e fundit ka edhe të moshuar të cilët shkojnë të punojnë në Gjermani për disa muaj, të cilët gjithashtu dëshirojnë ta mësojnë gjuhën për nevojat e tyre”, sqaron Ismaili.

Sipas saj, edhe studentët të cilët shkojnë gjatë pushimit për të punuar, kanë filluar të mësojnë gjermanishten, ndërsa shumë prej tyre gjejnë mundësi për të vazhduar jetën e tyre atje. Kjo është si rezultat i faktit se Gjermania dhe shtetet tjera gjermanofone u japin shanse profesionistëve që ta zhvillojnë karrierën e tyre, ndërsa punëtorëve të thjeshtë mundësi dhe të ardhura më të mira.

GJERMANISHTJA, GJUHA E DYTE SHKENCORE MË E PËRDORUR NË BOTË

Gjermanishtja është gjuha e dyte shkencore më e përdorur në botë, ndërkaq atë e flasin rreth 220 milion folës në mbarë globin. Viteve të fundit Gjermania mbetet destinacion emigrimi dhe ka interes për migrimin e fuqisë punëtore të kualifikuar, duke iu dhënë mundësi punësimi e karriere studentëve dhe shkencëtarëve nga e gjithë bota. Në Maqedoni ekziston një numër i madh i firmave të cilët u mundësojnë studentëve punë në Gjermani gjatë pushimit veror. Ndërsa siç kanë potencuar edhe ekspertët në të shumtë e rasteve, nevoja për të lëshuar vendin vjen si rezultat i politikës dhe kushteve jo të mira socio-ekonomike.

NË MAQEDONI VEPROJNË 200 KOMPANI GJERMANE

Se tregu i Maqedonisë gjithnjë e më tepër është synim i bizneseve gjermane, tregojnë edhe të dhënat e fundit sipas të cilave në vendin tonë punojnë rreth 200 kompani gjermane, të cilat kanë të punësuar rreth 20 mijë veta. Ndërkaq vitin e kaluar shkëmbimi tregtar në mes të de vendeve arriti në 3.15 miliard euro, kurse Gjermania është një ndër partnerët kryesor tregtar të Maqedonisë. Rreth 20 për qind e importit të përgjithshëm të Maqedonisë, shkon në Gjermani, kurse 15 për qind e importit të përgjithshëm është me prejardhje gjermane.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!