Fabiol Gaxha, 26 vjeç, është personi që ka mbetur i vrarë pas përplasjes me armë në një prej lokaleve në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet.
Mbrëmjen e djeshme u raportua se viktima ishte Rigers Gaxha, vëllai i viktimës, për shkak se në automjetin e tij u gjet pikërisht karta e identitetit të Rigersit, shkruan Lapsi.al.
Raportohet se Fabiol Gaxha ka qenë truprojë e Ervis Martinajt, një prej personave të plagosur në këtë ngjarje që tronditi Tiranën.
Konflikti raportohet të ketë ndodhur për shkak të këngëtares Elvana Gjata, e cila është ngacmuar brenda lokal nga njerëzit e Ervis Martinajt.
Këngëtarja Elvana Gjata është shoqëruar në komisariat ku është marrë në pyetje dhe më pas është lënë e lirë.