Tuesday, November 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionKujdes më cilët fotografohesh z. Ali Ahmeti?!

Kujdes më cilët fotografohesh z. Ali Ahmeti?!

Nga, Urim SALIHU

Z Ali Ahmeti unë kurrë asnjë interes më të vogël s’kam patur nga ty.Nuk e dij kur të kam takuar për herë të fundit.Por unë gjithnjë i kam informacionet dhe se hedh asnjëherë një patriot ,pavarësisht gabimeve politike që ka bërë.Kam ruajtur me xhelozi imazhin tënd prej atdhetari gjithnjë jo sepse më ke thënë ty, por më ka thënë ndërgjegja ime , sepse një pjesë të lirisë që kam dhe kemi , akoma jo të plotë, është për sakrificën tënde .Kjo më ka bërë ta cmoj anën njerëzore, pavarësisht se pjesa politike është tjetër gjë,një histori tjetër.
Imazhi im kundrejt teje dhe ai respekt ka qenë i ngulitur që në 2001-shin.Atë kohë kur një sistemi të egër dikush duhej ti dilte që ta ndalte atë.
Patën mundësi shumë të tjerë ta bënin.Patën mundësi të ishin Komandantë apo gjeneralë, por s’ua mbajti dhe rëndom nuk volën më frytet e fitoreve që do pasonin.Atë kohë kur shumë njerëz që sot merren me politikë s’ishin heronj, por sot janë bërë jo vetëm të guximshëm por edhe “super patriotë”.
Z. Ali Ahmeti unë gjithnjë të kam vlerësuar me shkrimet e mia jo për politikën sepse jo vetëm ty, por askush nga ne s’kemi aq kuptim për të, pra për politikën.Por kam shkruar parreshtur për anën tjetër tënden që shumë e ngatërrojnë me gjëra tjera.
Por kam vetëm një lutje.
Një lutje të vetme .Njerëzit që fotografohen me ty, ti heqin statuset kur të quanin të shitur dhe etiketime më poshtërruese kundrejt teje dhe tani në castin e mbramë, atë fatlumë për t’a , të quajnë lideri i shqiptarëve të Maqedonisë.
Kujdes z. Ali Ahmeti me cilët fotografohesh, sepse ata të kanë fyer jo vetëm ty, por edhe shumë prej gazetarëve duke kaluar në tërbim ndaj nesh.S’mund dhe se pranojmë që ata të kenë tani të drejtë vetëm se janë afër teje dhe të ishim gabim ne, qoftë edhe unë që në momente delikate mbrojtëm dinjitetin tënd të fashitur prej këtyre tipave karieristë .Ata që s’të deshtën asnjëherë dhe bënë fushatë të të mundnin, sot fotografohen me ty.Do vijnë shumë të tjerë në stacionin e shpresës së fundit që kanë për të ndërtuar karrierat e tyre duke shfrytëzuar imazhin tënd .Por z. Ahmeti pasi të dalësh fotografi me t’a shikoje se cfarë ata kanë thënë më herët për ty nëse nuk i kanë fshirë statuset dhe gjurmët e cdo gjëje vetëm për të të bindur se vërtetë e kanë kur dikur liderin e quanin kriminel, ndërsa sot lider i shqiptarëve.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!